Feeds:
Postime
Komente

Arkiv për Kategorinë ‘Praktika në farmaci’

  • Zhvillimi dhe implementimi i Politikës Nacionale të Barnave për sektor publik dhe privat

  • Themelimi i Komitetit Nacional për Barna Esenciale me infrastrukturë të re ligjore
  • Ligji për sistemin e sigurimeve shëndetësore (projekt që nuk bazohet në asnjë sistem të deritashëm të propozuar nga partitë politike dhe i cili merr parasysh të gjitha konditat ekonomike, financiare, sociale dhe shëndetësore të Kosovës; mund të implementohet për një (1) vit me nji kosto shumë të ultë)

  • Krijimi dhe zhvillimi i sistemit publik të prokurimit transparent duke vënë në funksion sisteme elektronike të prokurimit

  • Decentralizimi i sistemit publik të prokurimit në nivelin e sistemit sekondar dhe terciar, duke zhvilluar sistemin “pooled procurement” (blerje e përbashkët) të prokurimeve në nivel të tenderit nacional
  • Krijimi dhe zhvillimi i sistemit të qëndrueshëm dhe funksional të magazinimit, distribuimit dhe dispensimit të barnave përmes barnatoreve spitalore, duke mos përjashtuar partneritetet publike-private

  • Zhvillimi i sistemit të farmacisë spitalore dhe barnatoreve për pacientët jashtëspitalor
  • Themelimi i Dhomës (Odës ose Këshillit) Farmaceutike – institucion rregullator me përgjegjësi publike i themeluar nga Parlamenti i Kosovës, për licencim të farmacistëve dhe të barnatoreve komunitare dhe spitalore
  • Hartimi dhe implementimi i Ligjit për Dhomat e Mjekëve dhe të Stomatologëve
  • Hartimi dhe implementimi i rregullativës ligjore për partneritet publik-privat në sistemin primar të kujdesit shëndetësor
  • Hartimi dhe implementimi i rregullativës ligjore për partneritet publik-privat në sistemin sekondar të kujdesit shëndetësor
  • Hartimi dhe implementimi i rregullativës ligjore për partneritet publik-privat në sistemin terciar dhe spitaleve speciale të kujdesit shëndetësor
  • Hartimi dhe implementimi i Ligjit për Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës
  • Ngritja e statusit të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Agjenci – institucion publik të themeluar nga Parlamenti i Kosovës
  • Ngritja e statusit të Laboratorit Zyrtar për Kontrollin e Cilësisë së Barnave në Laborator Nacional për Kontrollin e Cilësisë së Barnave

  • Forcimi, funksionalizimi, ndryshimi dhe plotësimi i rregullativës ligjore për Autorizim të Marketingut dhe lehtësimi i mëtejmë i kësaj rregullative për barnat nga shtetet e BE, ShBA, Zvicra, Japonia, Australia, Zelanda e Re
  • Rritja e disponueshmërisë së barnave në sektorin e kujdesit primar, posaçërisht për të moshuarit (pensionistët), foshnjat dhe fëmijët, gratë shtatzana dhe mëndeshat, personat me aftësi të kufizuara dhe personat në asistencë sociale përmes një sistemi të përshtatshëm të riimbursimit në përmasën 25-100% (100% për barna vitale)
  • Krijimi i lehtësive ligjore për hapjen e dispanserive të barnave në vendet ku ekziston mungesë e farmacistëve, duke u bazuar në telefarmaci
  • Hartimi dhe aprovimi i rregullativës ligjore për çmimet e barnave
  • Hartimi dhe aprovimi i Ligjit për Farmaci në Parlamentin e Kosovës
  • Një ndër dispozitat kryesore e Ligjit për Farmaci do të jetë: pronësia ekskluzive e farmacistit në barnatore
  • Hartimi dhe aprovimi i Ligjit për Profesionet e Rregulluara dhe asociacionet profesionale (mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët, avokatët, arkitektët, inxhinierët e ndërtimtarisë)
  • Hartimi dhe aprovimi i rregullativës ligjore për përshkrim të barnave, sisteme të riimbursimit, etj
  • Përfshirja e asociacioneve të barnatoreve dhe/ose farmacistëve në zhvillimet dhe krijimet e sistemeve të riimbursimit të Barnave Esenciale

(më tepër…)

Read Full Post »

Shumë pacientë që vijnë ta masin shtypjen e gjakut në barnatore, përdorin shprehjen “shtypja e zemrës” ose “tensioni i zemrës” për shtypjen diastolike.

Këtë term e kanë mësuar nga disa mjekë të cilët duke dashur të sqarojnë shtypjen sistolike dhe diastolike, dhe kësaj të fundit ia kanë dhënë atributin “e zemrës”.

E shtypja sistolike çka duhet të jetë?

01.07.2008

Read Full Post »

 

A miracle drug is one that has now the same price as last year.

Read Full Post »

Një person kërkon në barnatore Lasix tableta.

Në pyetjen se për kë i duhen ai thotë se i duhen për nanën e tij rreth 70 vjeçare.

Në pyetjen e farmacistit nëse mjeku ia ka përshkruar këtë bar, ai përgjigjet: “Jo, por disa herë i ka ba mirë nanës për me derdhë ujë se e ka shtypjen e naltë të gjakut.”

Mbas spjegimit se ky bar është shumë i fuqishëm dhe se mund të shkaktojë edhe vdekje, personi tërhiqet nga kërkesa e tij.

Read Full Post »

FDA propozon që të hiqet kategorizimi A, B, C, D dhe X për etiketim të përdorimit të barnave gjatë shtatzanisë.

Summary of Proposed Rule on Pregnancy and Lactation Labeling

Read Full Post »

N.N. 32 vjeçare përdor beclomethasone 250 mcg inhalues 2 x në ditë qe 6 vjet.

Asnjëherë nuk është këshilluar nga profesionistët shëndetësor që duhet të shpërlajë gojën mbas përdorimit të inhaluesit.

Read Full Post »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.